Stavileci i quan qyqarë Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën

Stavileci i quan qyqarë Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën

Blerand Stavileci, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, në një postim në Facebook i quan ‘qyqarë’ Glauk Konjufcën dhe Albin Kurtin.

“Sadri Ramabaja është puro Vetëvendosje! Ai është burri i hallës së Glaukut! Është vetë Syri i Popullit! Ndërkaq, udhëheqësit e vërtetë të tyre janë qyqarë dhe ikës për vete si gjithmonë, si në luftë ashtu edhe në paqe, janë pikërisht këta dy krerët e Vetëvendosjes”, shkruan Stavileci.

Postimi i plotë:

Qyqarët!

Nuk kanë guximin të marrin përgjegjësi. Albini dhe Glauku bëjnë denoncim për deklarim kinse të rrejshëm të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në prokurori pas disa muajsh.

Shumë interesant! Është kjo frikë e tyre apo presion mbi sistemin tonë të drejtësisë në momentet e vendimit të gjykatës për kriminelët e Syrit të Popullit?! Të dyjat. Sadri Ramabaja është puro Vetëvendosje! Ai është burri i hallës së Glaukut! Është vetë Syri i Popullit! Ndërkaq, udhëheqësit e vërtetë të tyre janë qyqarë dhe ikës për vete si gjithmonë, si në luftë ashtu edhe në paqe, janë pikërisht këta dy krerët e Vetëvendosjes.

Mbajeni veten djema!

Shpërndaje në: