Stavileci: Pas gati 3 vite në pushtet të Kurtit, vendi s’ka ende strategji për energjinë

Stavileci: Pas gati 3 vite në pushtet të Kurtit, vendi s’ka ende strategji për energjinë

Blerand Stavileci i PDK-së thotë se edhe pas gati 3 vite në pushtet, gjysmë mandate të plotë të qeverisë Kurti, vendi nuk ka një strategji për energjinë.

Ai shkruan:

“Imagjinoni, pas gati 3 vitesh ardhjeje në pushtet dhe gati gjysmë mandati të plotë, e as pas 50 ditësh përfundimi të diskutimeve publike, vendi jonë ende nuk ka strategji për energjinë. Po shpresojmë e po imagjinojmë që nga kjo pritje e madhe do të mrekullohemi me përmbajtjen e saj. Një është e sigurt dhe t’jeni të bindur që me këto zgjidhje gjeniale që po priten energji do të kemi sa të dojmë, çmime të lira sa s’ka më dhe reduktime fare hiç”.

Kujtojmë se zëdhënsi i KEDS, Viktor Buzhala, sot ka deklaruar se edhe ditën e sotme do të ketë kufizime të rrymës në Kosovë, pavarësisht se dje Ministria e Ekonomisë, njoftoi për ‘kthim të normalitetit të kufizimit me energji’. /periskopi

Shpërndaje në: