Stavileci s’lë gjë pa i thënë Kurtit: Ke mendje të korruptuar e ide të sëmura – Dështak i lindur

Stavileci s’lë gjë pa i thënë Kurtit: Ke mendje të korruptuar e ide të sëmura – Dështak i lindur

Shefi i Kabinetit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish-ministri Blerand Stavileci i është kundërpërgjigjur liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti i cili sot gjatë ditës e akuzoi se përfiton kontrata nga Qeveria e Kosovës.

Stavileci e ka quajtur Kurtin një mashtrues dhe shpifës me mendje të korruptuar, ndërsa e ka ftuar në ballafaqim publik.

”Për shpifjen në fjalë jep fakte një nga një dhe eja ballafaqohemi ligjërisht! Për punën time si ministër kudo që kam qenë eja dhe ballafaqohemi publikisht!”, ka shkruar Stavileci në llogarinë e tij.

Për më shumë ja reagimi i plotë i Blerand Stavilecit:

”Një kokë e marrë si ti! Ti që e ke mendjen e korruptuar dhe idetë e sëmura, ti që bëre thirrje për vëllavrasje duke u thënë shokëve të tu se në Kosovë bëhet mirë atëherë kur nis të derdhet gjaku, ti që s’le të zezë pa bërë për të nxitur luftë qytetare në vendin tënd, jo në Norvegji, por në Kosovë, ti që ndikove në vetëvrasjet e shokëve të tu, ti mendje patologjikisht e korruptuar, nga e cila burojnë ide të zeza për shokët dhe bashkëkombasit, jo norvegjezët, por shqiptarët, paske nisur edhe të shpifësh! Urime edhe ky mision o dështak i lindur, që së voni nise ta vendosësh edhe kravatën duke i dhënë vulën përfundimtare palaçllëkut tënd! Për shpifjen në fjalë jep fakte një nga një dhe eja ballafaqohemi ligjërisht! Për punën time si ministër kudo që kam qenë eja dhe ballafaqohemi publikisht!”.

 

Shpërndaje në: