Sterling dhe City fillojnë bisedimet për kontratë të re

Sterling dhe City fillojnë bisedimet për kontratë të re

Sulmuesi i krahut të Manchester City, Raheem Sterling pritet që të rifillojë bisedimet me klubin për një kontratë të re, kanë thënë burimet për ESPN, transmeton GazetaExpress

Ende nuk është caktuar data se kur do të fillojnë negociatat, por burimet i kanë thënë ESPN-së që City dëshiron që ti zgjidh problemet para se Sterling të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes se tij ekzistuese në qershor.

Sterling ka kontratë me City deri në verën e 2023 dhe bisedimet për zgjatje ishin ndërprerë derisa 27 vjeçari u sigurua që është pjesë e planeve afatgjate të Pep Guardiolas.

Anglezi e ka humbur vendin e tij në skuadrën e Guardiolas në fund të sezonit të kaluar por e ka gjetur formën e tij në këtë sezon, duke shënuar nëntë gola në 27 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është nominuar edhe si “lojtari i muajit më i mirë” në Premier Ligë për muajin dhjetor pasi që shënoi pesë gola dhe bëri një asist në pesë ndeshjet për Cityn, gola që e dërguan në vendin e parë këtë skuadër.

Burimet kanë thënë për ESPN që Sterling e kishte konsideruar një huazim nga City në janar, por tani ka pritje të mëdha që ai të qendrojë në Etihad.

Megjithatë, Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid e kishin marrë në konsideratë transferimin e tij në verën e 2023 dhe Sterling mbetet i hapur që të luajë jashtë në fund të karrierës së tij.

Sterling po hynë në 18 muajt e fundit të tij por si lojtari dhe klubi thuhet se janë të “relaksuar” për këtë situatë.

Ai ka shënuar 79 gola në tri sezone gjatë viteve 2017 dhe 2020, Sterling luajti vetëm 14 nga 49 ndeshjet e sezonit të kaluar.

Pasi që ka fituar vendin e tij, ai ka shënuar tetë gola që nga fillimi i nëntorit duke u ri vlerësuar si lojtari kyç i Guardiolës.

Forma e tij ndihmoi City që ata të jenë nëntë pikë para Liverpoolit në Premier Ligë, derisa po shikon ta fitojë titullin e katërt në pesë vitet e fundit.

Shpërndaje në: