Sterling do të largohet nga Man City? Guardiola befason me përgjigjen e tij

Sterling do të largohet nga Man City? Guardiola befason me përgjigjen e tij

Pep Guardiola ka dhënë disa komente lidhur me spekulimet që e largojnë Raheem Sterling nga Manchester City.

Trajneri spanjoll ka thënë se nuk ia ka fare idenë për dëshirën e yllit anglez për t’u larguar nga ‘Etihad Stadium’.

“Nuk e dija këtë (që Sterling konsideron largimin). Raheem është lojtari ynë dhe shpresojmë që të jetë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Guardiola, transmeton Periskopi.

Tutje trajneri i Manchester City ka komentuar edhe mungesën e minutave të Sterling, duke shtuar se nuk garanton minuta për asnjërin.

“Nuk e di nëse ai dëshiron të luajë më shumë. Riyad nuk luan po ashtu dhe ai nuk ankohet. Edhe Joao. Nuk mund t’i siguroj ata, nuk i siguroj dot sa minuta do të ketë secili. Flet fusha”, ka shtuar spanjolli.

Raheem Sterling lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, por Pep nuk di për këtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: