Stojanoviç i quan fashistë ata që janë kundër përfundimit të Kishës së Millosheviqit

Stojanoviç i quan fashistë ata që janë kundër përfundimit të Kishës së Millosheviqit

Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviç ka drejtuar akuza për qeverisjen komunale të Prishtinës duke theksuar se në mënyrë brutale ka tejkaluar kompetencat e saj  rreth kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, duke ndërhyrë në të drejtat pronësorë të kësaj kishe si dhe lirinë fetare.

“Është e qartë se ka ekstremistë fashistë, të cilët po luftojnë për të mos përfunduar ky tempull, por kjo nuk është asgjë e re. Ashtu si në vende të tjera ku luftojnë kundër pranisë së serbëve, kundër rinovimit ose përfundimit të disa tempujve të tjerë, njësoj edhe për këtë tempull në Prishtinë. Kjo nuk është asgjë e re për ne. Ne do të vazhdojmë të insistojmë se tempulli duhet përfunduar, për të lejuar që kjo pronë të përdoret lirshëm”, ka thënë Stojanoviç për Radio Kim, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ai ka theksuar rëndësinë e fillimit të pastrimit të tempulli dhe një mesazh të qartë se përdhosja dhe sharjet drejtuar këtij tempulli ka të ndaluar dhe se kjo praktikë nuk mund të përsëritet.

I pyetur nëse pritet një reagim pas deklaratave të tilla, Stojanoviç ka thënë se roli i tij është për të mbrojtur interesat serbe.

“Unë jam vetëm duke bërë punën time“, ka thënë Stojanoviç.

Shpërndaje në: