Stokholmi jehon UÇK, kosovarët i mësyhen stadiumit

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës do të ketë një përkrahje të madhe sonte në Stokholm.

Dardanë të shumtë në numër kanë siguruar bileta për ndeshjen që Kosova e luan ndaj Suedisë, përcjell Periskopi.

Video të publikuara tregojnë disa tifozë që kanë marrë rrugën për stadium, e që dëgjohen duke brohoritur UÇK.

Po ashtu, një tjetër këngë që dëgjohet është ajo ‘Besa-besë’, të cilën Dardanët e këndojnë gjithnjë në tribuna.

Në stadium sonte pritet të jenë rreth 45 mijë tifozë në total, nga të cilët një pjesë kosovarë.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 18:00. /Periskopi/