Stoltenberg: Do bëjmë gjithçka për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi, sikurse në veri

Stoltenberg: Do bëjmë gjithçka për të parandaluar çfarëdo  përshkallëzimi, sikurse në veri

Shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg sot në një konferencë me kryeministrin Albin Kurti ka deklaruar se mbesin të përkushtuar për sigurinë e Kosovës dhe rajonit, raporton Periskopi.

Ai tha se do bëjnë gjithçka për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi.

‘’Kosova ka ushtri dhe ne shprehim përkushtim tejet të madh për paqen, stabilitetin, Ballkanin, Kosovën dhe vendosmërinë e  aletatëve tanë që do përmbushin mandatin e OKB’së. Trupa të  trajnuar, forca të NATO’s, vetëm prania e këtyre trupave, ndihmon në depërshkallëzim. Kur është e nevojshme, ne kemi dëshmuar që mund të zbarkojmë dhe rrisim praninë sikurse herën e fundit. Mund ta bëjmë prap, kemi patrulla të trupave të KFOR’it edhe në veri. Veprimet tona do jenë proporcionale, të qarta dhe do bëjmë cdo gjë për të përandaluar çfaërdo lloj përshkallëzimi. Ajo që e kemi dëshmuar për shumë vite e demostron atë që NATO marrin ta bëjë atë që është e nevojshme.’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: