Stoltenberg: NATO mbështetë FSK-në për të tjerat vendos Kosova
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po qëndron në Kosovë, pas takimit me kryeminsitrin Mustafa, ka folur edhe për media.
Ai ka thënë se stabiliteti i Ballkanit Perendimor është me rëndësi kritike për NATO-n dhe prioritet për aleancën sepse siguria dhe stabiliteti në këtë rajon është me rëndësi për stabilitetin në tërë Evropën, raporton Periskopi.
“Ekipi këshillimor i NATO-s do të luajë një rol shumë të madh edhe në mbështetjen e FSK-së mbrenda mandatit të saj të tanishëm”, ka thënë ai.
“NATO ka forcën e KFOR-it që të bëjmë ruajtjen e paqes këtu. Policia është forca e parë, pastaj EULEX-i dhe pastaj KFOR-i që të ruajnë sigurinë e vendit, dhe ne do të veprojmë gjithmonë aq sa është e domosdoshme për të ruajtur paqen”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka thënë se procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë është në ndërtim e sipër, por ka thënë se ka ende për të bërë.
Stoltenberg ka thënë se NATO mbështet dialogun në Bruksel, dhe ka kërkuar që marrëveshjet e arritura të vazhdojnë të implementohen.
“Sot kemi diskutuar për përpjekjen nga të gjitha palët për t’i ulet tensionet që janë krijuar kohëve të fundit. Ju duhet të vazhzoni dialogun sepse ky është shtegu më i drejtë për Kosovën dhe rajonin drejt së ardhmes dhe integrimit në BE”, u shpreh Stoltenberg. /Periskopi/



