Stoltenberg: Policisë së Kosovës nuk i duhet leja të shkojë në Veri
“Duhet të ketë dialog e jo retorikë nxitëse, prandaj gjithësesi se duhet shmangur tensionet”, tha ai duke shtuar se çfarëdo zhvendosje e FSK-së në veri duhet lajmëruar NATO.
Sa i përket shkuarjes së Policisë së Kosovës në në veri, Stoltenberg tha se për këtë nuk kërkohet leje nga KFOR-i apo NATO.
“Policia e Kosovës mund të operojë në tërë territorin e Kosovës dhe për këtë vendosin institucionet e Kosovës apo Prishtina zyrtare, pra është çështje që u takon institucioneve të Kosovës. Mirëpo, tashmë kemi një situatë stabile dhe duhet të respektohen marrveshjet e Brukselit që të kemi një rajon të qetë”, tha Stoltenberg.
Se çfarë detyre ka KFOR-i nëse futet dikush në Kosovë, Stoltenberg tha se, me rendësi është që të eleminohet retorika e tensioneve nga të dyja palët.
“NATO është këtu për ta mbrojtur paqen, këtu është një situatë stabile dhe duke e parë këtë situatë NATO ka zvogluar edhe pjestarët e KFOR-it. Po ashtu dialogu politikë është kthyer në tavolinë, prandaj nuk duhet spekuluar me situata hipotetetike, nuk mund të futet asnjë ushtri në Kosovë pa lejen e NATO-s, prandaj popullata këtu duhet të ndihet e qetë”, ka thënë Stoltenberg.
Se a ka ardhur koha që FSK-ja, të bëhet ushtri, ai tha se NATO e ka përkrahur zhvillin e FSK-së, dhe nëse mandati i saj ndryshon, atëherë edhe NATO duhet të ndryshojë së përkrahuri këtë dhe ta përkrah atë që krijohet në mënyrë tjetër.



