Stoltenberg reagon ndaj vendimit të Finlandës: Ju mirëpresim ngrohtësisht

Stoltenberg reagon ndaj vendimit të Finlandës: Ju mirëpresim ngrohtësisht

“Finlanda do të mirëpritej ngrohtësisht në NATO”, ka thënë shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, pasi që liderët e vendit skandinav thanë se dëshirojnë anëtarësimin në NATO, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

“Ky është një vendim sovran nga Finlanda të cilin NATO e respekton plotësisht. Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ajo do të mirëpritet ngrohtësisht në NATO dhe procesi i hyrjes do të ishte i lehtë”, ka thënë Stoltenberg, sipas zyres së tij.

“Finlanda është një nga partneret më të ngushtë të NATO-s, një demokraci e maturuar, një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe një kontribuuese e rëndësishme e sigurisë Euro-Atlantike”, shtoi ai.

Më herët gjatë se enjtes, presidenti dhe kryeministrja e Finlandës lëshuan një deklaratë të përbashkët duke njoftuar për mbështetjen e tyre për aplikimin e vendit në NATO. /Periskopi/

Shpërndaje në: