Stresi në punë shkakton këtë sëmundje të zemrës

Stresi në punë shkakton këtë sëmundje të zemrës

Burnout, i njohur gjithashtu si “stresi në punë”, është një proces që shkakton stres që prek disa punëtorë dhe karakterizohet nga prania e problemeve fizike dhe psikologjike.

Burnouti (stresi në punë) është një gjendje e dëmshme e njohur prej një kohe të gjatë dhe për më tepër qëkur Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e njohu zyrtarisht atë si një çrregullim mjekësor majin e kaluar. Tani vjen edhe një konfirmim tjetër i rrezikut të tij. Sipas një studimi 25-vjeçar të kryer nga një ekip studiuesish amerikanë, rritet edhe rreziku i zhvillimit të fibrilacionit atrial, një çrregullim potencialisht fatal i ritmit të zemrës.

Çfarë është stresi në punë

Burnout, i njohur gjithashtu si “stresi në punë”, është një proces që shkakton stres që prek disa punëtorë dhe karakterizohet nga prania e problemeve fizike dhe psikologjike. Ata që preken, arrijnë deri në atë pikë sa të “mos ia dalin dot”, janë plotësisht të pakënaqur dhe irrituar nga rutina e përditshme e punës, ndjehen të zbrazur dhe të mposhtur, nuk mbajnë dot marrëdhënie me kolegë, klientë dhe eprorë, bëhen agresivë dhe ndonjëherë zhvillojnë sëmundje depresive. Ky problem pothuajse asnjëherë nuk ndodh papritmas, por është një proces gradual që zhvillohet me kalimin e kohës. Këmbanat e para të alarmit shpesh nënvlerësohen sepse konsiderohen “normale”. Ato më kryesoret janë: pagjumësia, dhimbja e kokës, dhimbja në stomak, intoleranca për ndërrime, dëshira e vogël për të punuar.

Lidhja midis burnout dhe shëndetit të zemrës

Studimi i ri mbi pasojat e stresit në punë (burnout) u krye nga një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë Jugore dhe u botua në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese, një ditar i Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (Esc). Ai përfshinte mbi 11 mijë njerëz: të gjithë të stresuar dhe të prekur kryesisht nga një bunout i vërtetë. Në fillim të hulumtimit, autorët hulumtuan gjithashtu praninë e simptomave të agresionit, përdorimin e ilaçeve antidepresive dhe llojin e mbështetjes sociale që pjesëmarrësit e ndryshëm mund të merrnin. Gjatë gjithë periudhës së studimit, vullnetarët iu nënshtruan disa vizitave dhe kontrolleve për të monitoruar gjendjen e zemrës së tyre. Qëllimi ishte të kuptohej nëse ekzistonte një lidhje midis rrezikut të zhvillimit të fibrilacionit atrial dhe burnout.

Sepse stresi ndryshon ritmin e zemrës

Duke analizuar të dhënat e mbledhura, u zbulua se njerëzit që kishin nivelet më të larta të stresit në punë kishin një rrezik 20% më të madh të zhvillimit të fibrilacionit atrial sesa ata që ishin më pak ose aspak të stresuar. Autorët u përpoqën të bëjnë supozime rreth arsyes së kësaj lidhjeje. “Rraskapitja shoqërohet me një rritje të inflamacionit dhe një aktivizim më të madh të përgjigjes fiziologjike ndaj stresit të trupit. Kur këto dy elementë nxiten në mënyrë kronike ato mund të kenë efekte serioze dhe të dëmshme në indet e zemrës, të cilat përfundimisht mund të çojnë në zhvillimin e aritmisë”, sqaruan ata. Tani do të nevojiten kërkime të reja për të sqaruar çështjen, megjithatë ky studim është një demonstrim tjetër se si stresi në punë nuk duhet të nënvlerësohet.

Deri më tani, lidhja midis burnout (stresit në punë) dhe fibrilacionit atrial nuk është hetuar asnjëherë, megjithëse stresi është provuar se është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Shpërndaje në: