Stresi reagon i revoltuar: Tirana është bërë prostitucion i gjallë

Stresi reagon i revoltuar: Tirana është bërë prostitucion i gjallë

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi njihet për qëndrimet e tij të cilat i shpreh hapur përmes rrjeteve sociale.

Ditë më parë, ai u bë temë për faktin se i doli hapur publikisht kundër kryeministrit Edi Rama, për faktin që ky i fundit ngriti gishtin e mesit në një ambient fëmijësh, në shenjë revolte të disa të rinjve që thërrisnin “Tirana ik”.

Ndërkohë, së fundmi ai përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory ka shprehur revoltën ndaj disa prej femrave që sipas tij ato nuk përfaqësojnë Tiranën, por përkundrazi e kanë shndërruar atë në rrjet prostitucioni.

“Edhe një dëshirë të vetme e kam: Zot na i largo prostitutat se është bërë Tirana prostitucion i gjallë”, ka shkruar Stresi në InstaStory.

Shpërndaje në: