Studim befasues! Sa më shumë marrëdhënie seksuale, aq më gjatë jetojnë burrat…

Studim befasues! Sa më shumë marrëdhënie seksuale, aq më gjatë jetojnë burrat…

Burrat me dëshirë të lartë seksuale jetojnë më gjatë se bashkëmoshatarët e tyre.

Studiuesit japonezë anketuan dhe shikuan të dhënat shëndetësore për 8,500 burra – të cilët ishin kryesisht në të 60-at – përgjatë shtatë viteve.

Ata që thanë se ishin të interesuar për seksin në fillim të studimit kishin një rrezik 69 për qind më të ulët për të vdekur nga çdo shkak deri në fund të studimit.

Studiuesit besojnë se një dëshirë e ulët seksuale është një shenjë e shëndetit të dobët në përgjithësi – si dieta e keqe, obeziteti ose sëmundje të tjera kronike.

Studimi rekrutoi 21,000 burra dhe gra nga shtatë qytete brenda prefekturës së tij lokale, rreth 400 kilometra në veri të Tokios. Pjesëmarrësit fillimisht u anketuan për interesin e tyre për seksin, ku secili u pyet: ‘Aktualisht, a keni ndonjë interes për njerëzit e seksit të kundërt?’ Ata që u përgjigjën ‘po’ u llogaritën si ende të interesuar seksualisht. Por kushdo që thoshte ‘jo’ u përkufizua si pa interes seksual.

Në mesin e meshkujve, 7032 (82 për qind) thanë se ishin të interesuar për aktivitetin seksual, ndërsa 636 thanë se nuk kishin interes për seksin. Ata që nuk ishin të interesuar për seksin, kishin më shumë gjasa të ishin më të moshuar, të kishin diabet dhe të ishin më pak të lumtur.

Por të dhënat treguan se nuk kishte asnjë ndryshim nëse burrat në secilin grup ishin të martuar apo të divorcuar.

Shpërndaje në: