Studimi: Burrat mendojnë për seksin 19 herë në ditë

Studimi: Burrat mendojnë për seksin 19 herë në ditë

Disa thonë çdo shtatë sekonda ndërsa të tjerët thonë në thelb gjatë gjithë kohës. Por e vërteta është se një burrë mendon 19 herë në ditë për seksin, zbulon hulumtimi.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohajos iu ka dhënë njerëzve një buton me tre gjëra ‘seks, ushqim, gjumë’, për të shtypur njërën nga ato nga gjërat që iu vinin në mendje, transmeton Klan Kosova.

Studimi i rezultateve tregoi se mesatarisht, një burrë kishte 19 mendime për seksin në ditë.

“Sidoqoftë, ne nuk ishim në gjendje të studionim sa zgjatën mendimet ose natyrën e mendimeve”, u citua të thoshte studiuesi kryesor Terri Fisher nga Universiteti Shtetëror i Ohajos. Megjithatë, është e vështirë të gjykosh mendimet e një personi, pa marrë parasysh se çfarë teknologjie përdorin njerëzit, përfunduan studiuesit.

Shpërndaje në: