Studimi i ri: Të moshuarit shpërndajnë më së shumti lajme të rreme në Facebook

Periskopi.com Lajme

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Science”, njerëzit e moshuar shpërndajnë katër herë më shumë lajme të rreme në Facebook sesa gjeneratat më të reja.

Përdoruesit amerikanë të këtij rrjeti social që e kanë kaluar moshën 65-vjeçare kanë shpërndarë gati shtatë herë më shumë lajme të rreme në Facebook sesa personat e moshës 18 deri 29-vjeçare. Këto rezultate janë nxjerrë nga hulumtuesit e Universitetit të Nju Jorkut.

Autorët e këtij studimi e analizuan historinë e llogarive të 1750 amerikanëve të moshës madhore, përfshirë lajmet e shpërndara nga publikuesit e rremë. Personat e moshës mbi 65-vjeçare kanë shpërndarë dy herë më shumë lajme të rreme sesa personat që bëjnë pjesë në grupin e dytë të personave të rritur.

“Përderisa gjenerata më e madhe në Amerikë është duke hyrë në moshën e pensionimit në kohën e ndryshimeve teknologjike, është e mundur që personat e moshës mbi 60-vjeçare të kenë mungesë të njohurive për mediet digjitale për ta përcaktuar saktësinë dhe besueshmërinë e lajmeve që publikohen në internet”, thuhet në këtë studim, shkruan “The Gardian”.

 

 

Shpërndaje në: