Studimi madhor: Mbështetja për populizmin në Evropë ka rënë drastikisht

Studimi madhor: Mbështetja për populizmin në Evropë ka rënë drastikisht

Mbështetja për bindjet populiste në Evropë ka rëndë goxha shumë gjatë vitit të kaluar, ka treguar një studim madhor nga YouGov.

Projekti në fjalë që përfshiu 26 mijë njerëz në 25 vende, tregoi për një rënie të tendencave populiste në të gjitha prej 8 vendeve ku ishte bërë matja vitin e kaluar.

Politologët u shprehën të befasuar me shkallën e kësaj rënieje por thanë që meqë arsyet me shumë gjasë lidheshin me pandeminë e koronavirusit, mbështetja për bindjet populiste do të rritej sërish ndërsa fokusi i krizës të bëhet më ekonomik, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“Mund ta mendoni virusin si një vullkan,” tha Matthijs Rooduijn, politolog në Universitetin e Amsterdamit dhe ekspert i populizmit. “E ka goditur vort populizmin, por do të lërë tokë pjellore për ta në të ardhmen.”

Populizmi, që fragmenton politikën si betejë mes njerëzve të zakonshëm dhe elitave të korruptuara, është rritur në mënyrë rapide si forcë politike, me mbështetjen për partitë popullore në zgjedhje kombëtare anë e mbanë Evropës që sillet prej 7 deri në 25 për qind në këto 20 vitet e fundit.

Liderët populistë – të majtë por kryesisht të djathtë ekstremë si Matteo Salvini, Marine Le Pen e Viktor Orban – janë rritur dhe partitë populiste janë futur në qeveri në dhjetëra shtete evropiane.

Studimi, i kryer gjatë muajve korrik dhe kusht gjeti se në Britani, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë dhe Suedi më pak njerëz besonin në deklaratën se “pushteti i i pak interesave të veçanta e ndalonte vendin nga të bërit progres.”

Në disa vende rënie ishte drastike: nga 33% sa ishte dikur që besonin në bindje populiste, tash këtë e besonin vetëm 11 për qind. Rënia ishte e madhe edhe në Britani të Madhe (9%), Gjermani (9%), Francë (8%), Itali (6%) dhe Poloni (4%). /Periskopi

Shpërndaje në: