Studimi: Mbi gjysma e të prekurve me COVID-19 ndjejnë lodhje të vazhdueshme

Studimi: Mbi gjysma e të prekurve me COVID-19 ndjejnë lodhje të vazhdueshme

Mbi gjysma e pacientëve me koronavirus kanë ndjenjën e lodhjes së vazhdueshme, pa marrë parasysh se sa të sëmurë kanë qenë, thotë studimi i një ekipi nga Irlanda.

Sipas tyre nga 128 pacientë të shëruar nga COVID-19, 52 përqind e tyre kanë thënë se endje ndjenjë lodhje edhe dhjetë javë pasi janë shëruar klinikisht.

Nuk ka rëndësi fare nëse pacientët kanë qenë të pranuar në spital, kanë pasur nevojë për oksigjen apo kanë qenë në trajtim emergjent, thotë ekipi nga Trinity College në Dublin.

Vetëm pak mbi gjysmën e pacientëve që kanë marrë pjesë në studim kanë qenë të shtrirë në spital .

“Studimi thekson rëndësinë e vlerësimit të atyre që janë shëruar nga COVID-19 për simptomat e lodhjes së rëndë, megjithëse ashpërsia e sëmundjes mund të identifikojë një grup më të denjë për studime të mëtejmë dhe ndërhyrje të mëhershme”, ka thënë Dr. Liam Townsend.

Shpërndaje në: