Studimi: Nuk është mosha, ja çfarë e ngadalëson metabolizmin tuaj

Studimi: Nuk është mosha, ja çfarë e ngadalëson metabolizmin tuaj

Nëse jeni në moshë të mesme, dhe keni shtuar gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme peshë për vite me radhë, me siguri që e keni justifikuar këtë me një rënie të metabolizmit të lidhur me moshën. Metabolizmi, është shkalla në të cilën trupi juaj djeg kalori për të qëndruar gjallë dhe funksional.

Është një besim i pranuar në përgjithësisht se ndërsa plakeni, metabolizmi juaj ngadalësohet, sidomos mbi moshën 40 vjeç. Dhe nëse jeni grua në menopauzë, metabolizmi ngadalësohet akoma më shumë. Por një studim i ri thotë se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Duke analizuar të dhënat e afro 6.500 njerëzve nga foshnjëria deri tek të moshuarit, autorët e studimit arritën në përfundimin se metabolizmi mbetet i qëndrueshëm nga mosha 20–60 vjeç,para se të regjistrohet një rënie prej më pak se 1 për qind për çdo vit që pason.

Studimi nuk citon dallime reale midis normave metabolike të burrave dhe grave, madje edhe për gratë në menopauzë. Atëherë ju mund të pyesni veten se pse është ngadalësuar metabolizmi juaj. Përgjigja ka të bëjë më pak me moshën dhe më shumë me stilin e jetesës. Dhe ky nuk është një lajm i keq. Përkundrazi, do të thotë që ju keni mundësi të bëni ndryshime në stilin e jetës, të cilat do do të rrisin metabolizmin tuaj, pavarësisht nga mosha që keni. Ja cilat janë 4 mënyrat që rekomandon shkenca për të forcuar metabolizmin tuaj.

Qëndroni fizikisht aktivë gjatë gjithë ditës

“Të qëndruarit ulur për pjesën më të madhe të ditës, e dobëson dukshëm metabolizmin e yndyrnave”-thotë Eduard Kojl, profesor i kineziologjisë dhe edukimit shëndetësor në Universitetin e Teksasit. Studimet e Kolj kanë zbuluar se është e nevojshme të bëhen të paktën 8.500 hapa në ditë, në mënyrë që të ruhet metabolizmi i duhur yndyrnave. Edhe nëse nuk keni mundësi të bëni rregullisht stërvitje intensive. Edhe thjesht ngritja nga divani apo karrigia dhe lëvizja për disa minuta çdo orë mund të bëjë diferencën.

Kryeni llojin e duhur të stërvitjes fizike

Është provuar se stërvitja në intervale me intensitet të lartë (HIIT), ka një ndikim të rëndësishëm në metabolizmin tuaj. HIIT është një stil stërvitjeje që përfshin periudha të ushtrimit intensiv me një ritëm të rritur të rrahjeve të zemrës, të alternuar me periudhat më pak intensive.

Një studim zbuloi se pas 12 javësh HIIT, burrat mbipeshë e reduktuan me 17 për qind yndyrën e barkut dhe me 2 kg masën e përgjithshme të yndyrës, që është krahasimisht më e lartë se sa në studimet e tjera mbi djegien e yndyrës, duke përdorur forma alternative të stërvitjes.

Furnizojeni trupin tuaj me proteina dhe ujë

Tretja e ushqimit e rrit metabolizmin tuaj për disa orë, pasi përpunimi i lëndëve ushqyese që konsumoni kërkon energji kalorike. Ky quhet efekti termik i ushqimit (TEF). Kjo nuk do të thotë se duhet të hani më shumë për të rritur metabolizmin tuaj.

Por nëse hani më shumë proteina, kjo mund të sjellë një nxitje më të madhe të metabolizmit sesa ushqimet e tjera. Ushqimi me proteina është gjithashtu thelbësor për ndërtimin dhe riparimin e muskujve, gjë që siç është përmendur më lart, e forcon metabolizmin tuaj.

Pushoni aq sa ju nevojitet

Gjumi është vendimtar për restaurimin e të gjitha proceseve të trupit tuaj. Fjetja më pak se 7 orë sjell pasoja shëndetësore negative si shtimi në peshë, diabeti, hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, depresioni, funksioni imunitar i dëmtuar, dhimbjet e shtuara dhe një rreziku më të madh për të vdekur.

Që të garantoni gjumin që ju duhet, ju keni nevojë të ruani një metabolizëm të shëndetshëm,dhe një mirëqenie fizike dhe psikologjike të përgjithshme. Është shumë e rëndësishme të krijoni një rutinë në mbrëmje që përfshin strategji që lehtësojnë relaksin, si ushtrimet e frymëmarrjes për të ndihmuar në qetësimin e sistemit nervor.

Shpërndaje në: