Studimi shqetësues: Gjysma e britanikëve s’e dinë se 6 milionë hebrej u vranë gjatë Holokaustit

Studimi shqetësues: Gjysma e britanikëve s’e dinë se 6 milionë hebrej u vranë gjatë Holokaustit

Më shumë se gjysma e qytetarëve britanikë nuk e dinë se 6 milionë hebrej ishin vrarë gjatë Holokaustit, dhe më pak se çereku kishin menduar se 2 milionë apo më pak ishin vrarë, ka gjetur një studim i ri.

Studimi po ashtu tregonte që 67 për qind e respondentëve britanikë gabimisht besonin që qeveria kishte lejuar emigrantët hebre në vend, kur në fakt qeveria britanike në atë kohë kishte mbyllur derën për të gjithë pas shpërthimit të luftës.

Kur respondentët ishin pyetur për Kindertransportin, një iniciativë e vendosur mes 1938-s dhe 1939-s për të shpëtuar gati 10 mijë fëmijë hebrejë, 76 për qind nuk e dinin se çka ishte kjo përpjekje historike, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Një organizatë që kishte kryer një studim të ngjashëm vitin e kaluar me amerikanët e rinj prej moshës 18 deri në 39, kishte gjetur se 48 për qind prej tyre nuk ia dinin emrin asnjë kampi të përqendrimit apo asnjë getoje të vendosur gjatë luftës së dytë botërore.

Shpërndaje në: