Stuhia tregon forcën, shihni ku përfundon aeroplani 430 milionë dollarësh (Video)
Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihet një aeroplan duke u ballafaquar me vështirësi, ngjarje kjo e ndodhur në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.
Një stuhi e fortë, që thuhet se ka përfshirë një pjesë të Evropës, ka bërë që aeroplani Emirates 380, të detyrohet të aterrojë anash pistës, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se një aeroplan i tillë që kushton rreth 430 milionë dollarë, ka një peshë prej rreth 500 tonësh dhe ka kapacitet për bartjen e rreth 800 pasagjerëve. /Telegrafi/



