Suarez ka komentuar në postimin lamtumirës të Messit për të në Instagram, ku kritikohet brutalisht edhe Barcelona

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi nuk u frikësua të ngrisë zërin dhe t’i zbulojë ndjenjat e vërteta, pasi konfirmoi vendimin se do të qëndrojë te Barcelona edhe për një sezon, më herët këtë muaj.

Sulmuesi legjendar nga Argjentina dëshironte të largohej nga ‘Camp Nou’ por eventualisht vendosi të qëndrojë, sepse nuk deshi të përfshihej në një betejë legale me klubin, transmeton Periskopi.

p1ej2te73mj2u3il2laviv7rte.jpg

33-vjecari ishte i frustruar me mënyrën se si klubi katalunas trajtoi Luis Suarezin, një prej miqve të tij më të afërt, i cili iu bashkua Atletico Madridit pas gjashtë viteve si lojtar i Barcelonës.

Të premten, Messi postoi një mesazh lamtumirës për të, duke kritikuar rëndë blaugranët në proces.

“Sa e vështirë do të jetë të mos ndash çdo ditë me ty, si brenda dhe jashtë fushës. Do të na mungosh kaq shumë. Kaq vite, kaq shumë miq, dreka, darka … Kaq shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, çdo ditë së bashku. Do të jetë e çuditshme të të shoh me një fanellë tjetër dhe madje edhe më e çuditshme të luash kundër teje. Ti e meritove të largohesh për atë që je: një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, duke fituar gjëra si pjesë e një grupi dhe individualisht. Jo që ata të të dëbojnë siç kanë bërë. Por e vërteta është se asgjë nuk më habit më. Të uroj të gjitha të mirat në këtë sfidë të re. Unëtë dua shumë. Shihemi së shpejti, mik,” shkroi ai në Instagram.

Postimi i Messit është pëlqyer nga emra si Cesc Fabregas, Xavi dhe Sergio Aguero.

Neymar, ndërkohë komentoi duke shkruar: ”E jashtëzakonshme si i bëjnë gjërat.”

p1ej2t5sht1d271ebpmruubb1u659.jpg

Dhe tani, vetë Suarez i është përgjigjur mesazhit të Messit.

p1ej2t7k7brehecn1kmt85s1uedc.jpg

”Faleminderit mik për fjalët e tua, por më shumë të falënderoj për atë se kush, për atë që ishe nga dita e parë me mua dhe familjen time. Gjithmonë do të jem falënderues për Leo Messin, pjesën qesharake dhe sentimentale.

”… Mos harro atë që të kam thënë ‘vazhdova ta shijoja dhe të tregoja se ti je numri 1’ dhe se 2, 3 ose katër nuk mund ta mohojnë sa gjigant je për klubin dhe botën e futbollit.

”… Të dua shumë mik dhe do të na mungosh, të pesë neve.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: