Suarez zbulon mënyrën brutale si u përzu nga Barcelona: Telefonata nga Koeman zgjati vetëm 40 sekonda

Suarez zbulon mënyrën brutale si u përzu nga Barcelona: Telefonata nga Koeman zgjati vetëm 40 sekonda

Luis Suarez thotë se u përjashtua nga Barcelona me një telefonatë të shpejtë nga Ronald Koeman, e cila zgjati vetëm 40 sekonda.

Ish-ylli i Liverpoolit u përzu nga Barcelona në verën e vitit 2020, para se të shitej te Atletico Madridi, transmeton Periskopi.

Uruguaiani tash ka zbuluar detaje nga mënyra brutale si u përjashtua nga klubi.

”Telefonata nga Koeman për të më thënë se nuk isha në planet e tij zgjati vetëm 40 sekonda.

”Nuk është mënyra e duhur për t’u përshëndetur me një legjendë. Fillimisht, ai më tha se nuk isha në planet e tij.

”Dhe pastaj më tha se nëse nuk e zgjidhja cështjen e kontratës, do të luaja kundër Villarrealit.

”Atij i mungoi personaliteti për të ma thënë qartazi nëse ai nuk më donte apo klubi nuk më donte.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: