Subvencionim të kredisë, ndihma financiare deri në 50 mijë euro: Ringjallja ekonomike sipas Kurtit dhe ministër Muratit

Subvencionim të kredisë, ndihma financiare deri në 50 mijë euro: Ringjallja ekonomike sipas Kurtit dhe ministër Muratit

Ministër Hekuran Murati ka prezantuar disa masa të Qeverisë për ringjalljen ekonomike, sic e quajti ai dhe kryeministri Kurti në një konferencë për media.

Këto janë tri masat në ndihmë për bizneset që prezantoi Murati:

*Mbështetjen e prodhuesve vendore me subvencionim të kredive deri në 20% të shumës së kredisë, principalit. Maksimumi është 400 mijë euro. Kredia mund të jetë edhe më e lartë, por tavani i financinimit është aty 400 mijë euro për 2 milionë euro investim. Kjo fillon nga ky muaj.

*Masë mbështetëse është edhe për ndihmë financiare deri në 50 mijë euro për ribrendim të produktit.

*Masa tjetër subvencionimi deri në 50 mijë euro për të marrë pjesë na panaire ndërkombëtare.

*Të gjitha këto masa përbëjnë një paketë që fillon nga data 1 tetor dhe të gjitha bizneset mund të aplikojnë për këtë mbështetje do të jetë e hapur deri më 1 qershor.

Të gjitha masat qe prezantuan Kurti dhe Murati, në konferencën më poshtë: 

Shpërndaje në: