Suedi-Kosovë: Kjo është forma e dy Kombëtareve para ndeshjes së sontme

Suedi-Kosovë: Kjo është forma e dy Kombëtareve para ndeshjes së sontme

Kombëtarja e Suedisë do të ballafaqohet me Kosovën nga ora 18:00.

Do të jetë kjo një sfidë e vlefshme për grupin B, ku Suedia është e dyta me nëntë pikë, ndërsa Dardanët mbajnë pozitën e katër me katër sosh.

Në pesë duelet e fundit në të gjitha garat, suedezët kanë tri fitore e dy humbje, kurse Kosova dy fitore, një barazim, e dy humbje.

Në ndeshjet kualifikuese të luajtura në shtator ekipi i Bernard Challandes pati paraqitje dinjitoze pasi mposhtën Gjeorgjinë 0-1, barazuan në shtëpi me Greqinë 1-1, ndërsa pësuan humbje ndaj Spanjës 0-2 në një duel ku luajtën mjaft mirë.

Ndërkohë Suedia mposhti Spanjën 2-1 në shtëpi, më pas u befausa nga Greqia me rezultat identik 2-1.Këto dy kombëtare janë përballur dy herë mes vete në histori, më 12 Janar 2020 në një miqësor ku fituan suedezët 1-0, dhe në sfidën e parë të kualifikimeve në “Fadil Vokrri” ku poashtu fitoi Suedia 0-3.Statistikat nuk janë në anën e ekipit të Bernard Challandes, megjithatë ‘Dardanët’ janë të motivuar për këtë duel dhe synojnë të kthehen në shtëpi me të paktën një pikë.

 

Shpërndaje në: