Suedia ‘kockë’ shumë e fortë për Kosovën – e vetmja e mirë debutimi i Selmanit

Suedia ‘kockë’ shumë e fortë për Kosovën – e vetmja e mirë debutimi i Selmanit

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022.

Dardanët kanë pësuar një humbje 3:0, në një përballje ku jo shumë u tregua në aspektin defensiv nga skuadra e Bernard Challandes, përcjell Periskopi.

Ndeshja u zhbllokua pas një vendimi të VAR për të akorduar penallti në favor të suedezëve, dhe penalltinë në gol e konvertoi Emil Forsberg, në minutën e 29’.

Pjesa e parë u vulos me këtë gol, pa ndonjë rast për t’u përmendur nga Dardanët. Në pjesën e dytë, skuadra e Challandes e nisi furishëm, por goli i Alexander Isak në minutën e 62’, i humbi motivin skuadrës.

Isak çoi shifrat në 2:0, para se Quaison të shënonte në minutën e 79’ për goditjen finale dhe rezultatin 3:0, shkruan Periskopi.

Krejt çka mund të përmendet në këtë ndeshje në favor të Kosovës ishte debutimi i Astrit Selmanit, i cili në lojë u fut në minutën e 70’, duke i marrë vendin Zymer Bytyqit.

Kosova tani pozicionohet në vendin e katërt, me katër pikë të grumbulluara, kurse Suedia numëron 12 pikë në pozitën e dytë, me një pikë më pak se Spanja. /Periskopi/

Shpërndaje në: