Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji

Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji

Suedia ka mbyllur kishat dhe saunat në disa qytete, në përpjekje për të ulur konsumin e energjisë elektrike dhe shpenzimeve gjatë këtij dimri.

Andreas Mansson, inxhinieri që mbikëqyr nevojat energjetike të kishave në dioqezën e qytetit Lund, tha se nga 150 deri 540 kisha në këtë rajon do të mbyllen plotësisht ose pjesërisht gjatë dimrit në kuadër të përpjekjeve të Suedisë për të ulur konsumin e energjisë.

Kishat që do të mbeten të hapura do të ulin ngrohjen për të kursyer energji.

Në kuadër të masave për kursimin e energjisë do të mbyllen edhe saunat, ndërsa disa prej tyre do të punojnë duke ulur temperaturat.

Qeveria suedeze gjithashtu ka kërkuar nga organet shtetërore në 200 komunat të Suedisë të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.

Shpërndaje në: