Suedia nuk shënon asnjë të vdekur nga virusi për 24 orë, për herë të parë nga 13 marsi

Suedia nuk shënon asnjë të vdekur nga virusi për 24 orë, për herë të parë nga 13 marsi

Asnjë viktimë e koronavirusit nuk është shënuar gjatë 24 orëve të kaluara në Suedi. Kjo ndodhi për herë të parë nga 13 marsi.

Qasja e Suedisë ndaj pandemisë, kryesisht për shkak të masave të buta që janë marrë, është kritikuar si e rrezikshme. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përmendur këtë metodë si model të së ardhmes.

Javën e kaluar, Suedia e regjistroi shkallën më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi për një mijë banorë në Evropë. Kjo statistikë qëndroi për një periudhe 7-ditore, shkruan “Reuters”.

Deri më tani, Suedia i ka regjistruar 4,395 të vdekur nga koronavirusi dhe 37,542 të infektuar.

Shtetet më të prekura në Evropë nga sëmundja e re janë Britania, Franca, Spanja dhe Italia, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë, si për numrin e viktimave, ashtu edhe për atë të të infektuarve.

Shpërndaje në: