Suharekë: Godet shtyllën elektrike me traktor, lëndohen dy persona

Suharekë: Godet shtyllën elektrike me traktor, lëndohen dy persona

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Studeqan të Suharekës, i dyshuari mashkull duke lëvizur me traktor të llojit IMT nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një shtyllë elektrike e cila ka rënë mbi rimorkio.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj të cilët kanë qenë në rimorkio dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në: