Sukseset e “Zgjoi” nuk kanë të ndalur, filmi do të shfaqet në Australi dhe Zelandë të Re

Periskopi.com Lajme

Filmi i Blerta Bashollit, “Zgjoi”, do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe në gjashtë të tjera në Zelandë të Re.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të filmit dhe kjo është një mundësi që shqiptarët që jetojnë atje ta shohin rrëfimin e Fahrije Hotit nën interpretimin e aktores Yllka Gashi.

“Zgjoi” tanimë është futur në listën e ngushtë të 15 filmave për të garuar në Oscar.

Këtu janë dhënë edhe disa detaje të tjera për rezervimin e biletave.