Suksesi i Vitisë si drejtor i Shëndetësisë, është për shkak të Astrit Deharit që ky tash s’e përmend

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, në emisionin Frontal të T7, ka thënë se suksesi i kundërkandidatit të tij nga VV, Arben Vitia, vjen si rezultat i punës së aktivistit Astrit Dehari.

Madje, Haradinaj nuk heziton të thotë se Astrit Deharin, tashmë i ndjer, Arben Vitia nuk e përmend fare.

“Astrit Dehari ka qenë një prej njerëzve kryesorë që e ka bërë planifikimin dhe rregullimin e shërbimeve shëndetësore në kryeqytet. 80% të asaj pune e ka bërë në baza vullnetare sepse unë e kam pasur mik personal”, është shprehur Haradinaj.

“Suksesi i Arben Vitisë si drejtor i Shëndetësisë është për shkak të Astrit Deharit, që tash ky (Vitia) s’e përmend fare”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në: