Sulm me armë brenda një kinemaje në Gjermani, të paktën 20 të plagosur

Sulm me armë brenda një kinemaje në Gjermani, të paktën 20 të plagosur

 

Një person i armatosur dhe i maskuar ka hapur zjarr në një kinema në Gjermaninë perëndimore.

Mediat gjermane raportojnë për të paktën 20 të plagosur gjatë sulmit në kinemanë “Kinopolis”, e cila gjendet në Viernheim, afër Frankfurtit.

Thuhet se personi i armatosur kishte hyrë brenda hapësirave të Kinemasë.

Pak më parë, Ministria e Brendshme Gjermane ka konfirmuar se sulmuesi është vrarë nga Policia. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: