Sulm me armë në një shkollë në Rusi, të paktën 6 të vdekur

Sulm me armë në një shkollë në Rusi, të paktën 6 të vdekur

Një person i armatosur raportohet se është futur në një shkollë në qytetin rus, Izhevsk. BBC raporton se të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa disa të tjerë të plagosur.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, raportoi se personi, ende i paidentifikuar, nuk është arrestuar, ndërsa nuk raportoi numër viktimash. Stafi dhe nxënësit e shkollës janë evakuuar.

Në rrjetet sociale u publikuan video nga shkolla në fjalë, ku shihen fëmijët e tmerruar që largohen nëpër shkallët e godinës.

Shpërndaje në: