Sulm me raketa drejt Aeroportit të Odesës

Sulm me raketa drejt Aeroportit të  Odesës

Tre shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Odesën e Ukrainës këtë pasdite, duke ardhur nga jugperëndimi i qytetit.

Menjëherë pas kësaj, kreu i qendrës së shtypit për forcat e mbrojtjes jugore bëri një postim në rrjetet sociale duke thënë se pista e aeroportit të Odesës ishte dëmtuar si pasojë e sulmit me raketa dhe përdorimi i mëtejshëm i saj ishte i pamundur, raporton BBC.

Ndryshe, hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur për fluturimet komerciale që nga 24 shkurti.

Shpërndaje në: