Sulm me thikë në një tren në Gjermani, ka të lënduar

Sulm me thikë në një tren në Gjermani, ka të lënduar

Tre persona janë lënduar në një sulm me thikë në një tren që po lëvizte mes qyteteve Regensburg e Nuremberg të shtunën herët në Gjermani, raportoi gazeta gjermane, “Bild”.

Kjo gazetë gjithashtu njoftoi se policia e ka arrestuar sulmuesin, shkruan Reuters.

Nuk pati menjëherë hollësi për identitetin e sulmuesit ose të viktimave dhe për seriozitetin e lëndimeve që kanë pësuar.

Sulmi ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta afër Neumarkt-it dhe treni është ndalur në Seubersdorf, në jug të Nurembergut, raportoi “Bild”.

Shpërndaje në: