Sulm në Armeni: Viktima, të plagosur dhe pengje

Sulm në Armeni: Viktima, të plagosur dhe pengje

Forcat e sigurisë së Armenisë thonë se një grup i njerëzve të armatosur ka sulmuar një stacion të policisë në kryeqytet, duke vrarë një oficer, duke plagosur dy dhe duke marrë peng disa të tjerë.

Sulmi i së dielës ishte kryer nga anëtarë të një grupi opozitar të cilët kanë kërkuar lirimin e liderit të tyre të burgosur, Jirair Sefilian, i cili u arrestua muajin e kaluar me akuzën e planifikimit për të përmbysur qeverinë.

Policia ka rrethuar zonën përreth stacionit në rrethin e Jerevan Erebuni.

Shërbimi i Sigurisë Kombëtare tha se negociatat janë duke u zhvilluar me sulmuesit për lirimin e pengjeve.

Një zyrtar i lartë i policisë, duke folur në kushte anonimiteti për shkak se ai nuk ishte i autorizuar të nxjerrë të dhënat, ka thënë se sulmuesit numërojnë rreth 20 dhe mbanin të paktën tetë oficerë peng.

 

 

Shpërndaje në: