Sulm në Norvegji, pesë të plagosur – konfiskohen një sasi armësh

Periskopi.com Lajme

Një burrë i armatosur që vodhi një ambulancë në Oslon veriore ka plagosur pesë persona, duke përfshirë dy foshnje, thanë zyrtarë norvegjezë të policisë dhe shëndetit, duke treguar se bëhet fjalë për një përpjekje të qëllimshme për të sulmuar këmbësorët.

Sulmuesi është arrestuar pasi policia qëlloi në një makinë, dhe policia thotë se ai nuk pësoi lëndime të rënda, raporton Reuters.

Hetuesi Grete Lear Metid tha se një grua 25-vjeçare gjithashtu u arrestua.

Të dy janë të njohur për policinë, por policia nuk e ka identifikuar sulmuesin.

Në ambulancë, policia gjeti një armë automatike izraelite “Uzi”, armë gjahu dhe “sasi të mëdha” të lëndëve narkotike.

Metid tha në një konferencë shtypi se i dyshuari ishte i njohur se ishte i lidhur me grupe të ekstremit të djathtë, por tha se ishte shumë herët për të folur për motivin e sulmi

Shpërndaje në: