Sulm në Turqi, disa të plagosur

Sulm në Turqi, disa të plagosur

Si pasojë e një sulmi me autobombë të ndërmarrë nga PKK në rajonin Dicle të qytetit Diyarbakır të Turqisë sipas të dhënave paraprake mësohet se e janë plagosur 8 persona nga të cilët 2 prej tyre policë, raporton Anandolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se terroristët kanë kryer një sulm me autobombë gjatë kohës kur një automjet i policisë po kalonte në bulevardin Ergani në lagjen 27 maji. Sipas të dhënave paraprake mësohet se nga shpërthi janë plagosur 6 civilë dhe 2 policë, ku gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.

Ndër të tjera theksohet se të plagosurit janë dërguar në spital nga ekipet e shërbimeve të urgjencës të cilët kanë mbërritur në vendngjarje. Gjithashtu vihet në dukje se si pasojë e forcës së shpërthimit janë dëmtuar bizneset dhe shtëpitë përreth zonës.

 

Shpërndaje në: