‘Sulm në zemër, vdes Erdogani’ – lajmi i mediave greke që shkaktoi ‘tërmet’

‘Sulm në zemër, vdes Erdogani’ – lajmi i mediave greke që shkaktoi ‘tërmet’

Një lajm që ka qarkulluar në rrjetet sociale mbi një sulm në zemër ndaj presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe humbjen e jetës prej tij ,ka shkaktuar konfuzion në radhët e shumë qytetarëve.

Erdogan, 65 vjeç, mësohet se është me pushime, dhe lajmi i dhënë në rrjetet sociale dhe më pas i botuar në disa media online greke mbi vdekjen e tij ka rezultuar i pavertetë.

Gjatë orëve të fundit të së hënën, faqet e mediave sociale kanë raportuar se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vdiq, pas një sulmi në zemër

Pallati presidencial presidencial në Ankara, Turqi, nuk ka reaguar mbi këtë çështje.

Emri “Erdogan” ka rezultuar më i kërkuari si fjalëkyçe në Google, pas thashethemeve që kanë qarkulluar në internet mbi vdekjen e tij.

Besohet se thashethemet filluan pasi kurdët hynë në gjuhën hebraike të Ëikipedia duke dhënë një datë për vdekjen e Erdogan.

Izraeli bëri menjëherë korrigjimin e ndërhyrjes në Ëikipedia dhe bllokoi qasjen në kërkimin e “Erdoganit” në Ëikipedia, duke bllokuar në këtë mënyrë hyrjen e gjithkujt për të shkruar diçka./Tema.

Shpërndaje në: