Sulme kimike në Gutan lindore: 37 sirianë digjen të gjallë

Sulme kimike në Gutan lindore: 37 sirianë digjen të gjallë

Shumë femra dhe gra kanë vdekur si pasojë e sulmeve ajrore në një strehë nëntokësore në zonën Arbeen, kanë njoftuar aktivistët.

Të paktën 37 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë si dhe 80 të tjerë janë lënduar pas sulmeve ajrore të regjimit sirian në zonën e Gutas lindore, njoftojnë aktivistët, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Burimet në terren dhe shpëtuesit nga Mbrojtja Civile Siriane, një grup vullnetar shpëtuesish të njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, thanë se të premten si pasojë e bombardimeve ajrore të gasit napalm janë djegur të gjallë shumë njerëz në qytetin e Arbeenit.

“Një sulm ajror ka goditur bodrumet e një pjese nëntokësore në mbrëmjen e kaluar ku ka pasur ndërmjet 117 deri 125 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë,” tha një aktivist nga Guta lindore, Izzet Muslimani.

Një tjetër aktivist, Zaher Hassoun e konfirmoi se qeveria siriane ka lëshuar bomba të gazit napalm, një lëng i ndezshëm që shkakton djegie të rënda.

Në fillim të këtij muaji, Mbrojtja Civile Siriane ka thënë se qeveria siriane ka përdorur gaz klorin, fosfor dhe napalm. Lajmi pasoi pasi disa burime kanë deklaruar se sulmet kimike do të ndodhin brenda ditëve.

Guta lindore ka qenë nën kontrollin e opozitës së armatosur që prej 2013.

Më shumë se 1, 500 sirianë kanë vdekur në këtë zonë, prejse forcat e regjimit janë mbështetur nga avionët ushtarakë rus të cilët kanë filluar sulmet më 18 shkurt të këtij viti./Periskopi/

Shpërndaje në: