Sulme të reja në Ishullin e Gjarprit pas ngritjes së flamurit ukrainas

Sulme të reja në Ishullin e Gjarprit pas ngritjes së flamurit ukrainas

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se një aeroplan rus ka sulmuar dhe ka vrarë një numër të paspecifikuar të trupave ukrainase në Ishullin e Gjarprit në Detin e Zi këtë mëngjes, pasi ata shkuan atje për të ngritur flamurin ukrainas, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

“Reth orës 5 së mëngjesit, disa shërbyes ukrainas mbërritën në ishull nga një anije dhe u fotografuan me flamur”, tha Ministria ruse në një njoftim.

“Një aeroplan rus i Forcave Ajrore menjëherë lansoi sulme raketore me precizitet të larë në Ishullin e Gjarprit, ku si rezultat u shkatërrua një pjesë e personelit ushtarak ukrainas”, thuhet tutje në njoftim. /Periskopi/

Shpërndaje në: