Sulmesi në Luvër bërtiti “Allahu Ekber”

Sulmesi në Luvër bërtiti “Allahu Ekber”

Burime per CNN thonë se sulmuesi bërtiste “Allahu Ekber, Allahu është një”

Ai ishte i armatosur me armë të ftohta, mbante një çantë shpine, dhe mendohet se kishte edhe një armë të dytë mirëpo në të nuk u gjet asnjë eksplozivë.

Sulmuesi është plagosur lehtë, dhe është dërguar i gjallë në spital, ndërsa rreth 200 njerëz duke përfshirë personelin dhe vizitorët, janë evakuuar nga muzeu dhe një qendër tregtare aty pranë.

Policia ka hapur një perimetër të gjerë të sigurisë, ndërsa muzeu i famshëm është mbyllur përsëri vetëm pak kohë pasi ishte hapur. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: