Sulmet kibernetike, NATO sjell në Tiranë një ekip për forcimin e sigurisë

Sulmet kibernetike, NATO sjell në Tiranë një ekip për forcimin e sigurisë

Pas sulmeve kibernetike nga Irani që kanë goditur Shqipërinë në javët e fundit, NATO ka sjellë në Tiranë një ekip për të rritur sigurinë e sistemeve të brendshme.

Në një deklaratë për shtyp me ministrin Peleshi, zv.sekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai tha se Shqipëria nuk është e vetme përballë këtij sulmi.

“Ne njohëm që Shqipëria po pëson sulme të rënda kibernetike dhe duam t’ju themi se nuk jeni vetëm dhe ne do ju mbështesim, të gjitha vendet e NATO-s e njohin dhe shikojnë sulmin e Shqipërisë dhe ky është mesazhi që sekretari i përgjithshëm i dha kryeministrit Edi Rama. Dua të theksoj përpjekjet e shtetit shqiptar për të përballuar këto sulme. Unë dhe skuadra jonë jemi këtu për të parë se çfarë mund të bëjmë, arsyeja kryesore për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave teknike të NATOS-s. Për të parë nevojat afatgjate të Shqipërisë për të ndërtuar rrjet mbrojtje dhe Shqipëria po bën hapa në këtë punë. Për sulmet në një shkallë të gjerë dhe gjatë që janë bërë. Siguroj ministrin për mbrojtjen praktike që do të bëjë NATO ndaj Shqipërisë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Peleshi vlerësoi ndihmën e madhe nga NATO.

Aleatët tanë dënuan ashpër sulmet dhe dolën në krah të Shqipërisë përmes deklaratave të ndryshme dhe asistencë në fushën kibernetike. Pas 5 javësh punë intensive është bërë e mundur rikthimi i sistemeve në shërbim të qytetarëve të vendit tonë.

Dua të falenderoj aleancën për deklaratën e bërë në mbështetjen e vendit tonë dhe asistencën për të penguar sulmet kibernetike në të ardhmen. Vizita e ekipit të sotëm është dëshmi e solidaritetit dhe reagimit të menjëhershëm të aleancës ku ne bëjmë pjesë, NATO. Duke qenë një prej aleatëve të NATO-s na bën të jemi të sigurtë. Duhet vëmendje dhe më shumë vigjilencë nga të gjithë. Ne do bëjmë pjesën tonë të mbështetur nga aleatët tanë”, u shpreh Peleshi.

Shpërndaje në: