Sulmet me raketa në Ajroportin e Kabullit: Çka di bota deri tash?

Sulmet me raketa në Ajroportin e Kabullit: Çka di bota deri tash?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë që sistemi i tyre anti-raketor në Kabull ka arritur të interceptojë raketat e qëlluara drejt ajroportit – një ditë pas planeve të ShBA-ve për t’i dhënë fund operacionit të evakuimit.

Më shumë detaje kanë dalë tashmë për incidentin e së hënës, dhe ja çka dimë deri tash:

ShBA-ja thotë se ka interceptuar pesë raketa të qëlluara në mëngjesin e sotëm, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Raportimet fillestare nuk tregojnë prë ndonjë viktimë amerikane, një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters.

Sulmi me raketa ishte montuar prapa një kamioni, sipas raportimeve të mediave afgane.

Asnjë grup nuk ka marrë prëgjegjësinë për sulmin.

Presidenti Joe Biden është njoftuar, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se operacionet amerikane në ajroportin e Kabullit po vazhdojnë “të pandërprera”. /Periskopi

Shpërndaje në: