Sulmi me ujë: Edhe deputete Pacolli u përpoq ta ndërpriste ministrin (Video)

Sulmi me ujë: Edhe deputete Pacolli u përpoq ta ndërpriste ministrin (Video)

Në komisionin parlamentar për Bujqësi ishte i ftuar edhe ministri i këtij dikasteri në Qeverinë Kurti, Faton Peci, gjë që e prodhoi një konflikt me deputeten e PDK-së me emrin Ganimete Musliu.

Ministri Peci dëgjohet duke folur me ton që e ngrit vazhdimisht, derisa Musliu po e shihte paksa mrroltë.

Ishte deputetja Fitore Pacolli e cila përpiqet t’i ndërpres fjalën z. Ministër Peci fillimisht, duke i thënë dy herë “ministër,” por nuk ia del.

Ndoshta, znj. Pacolli ka paraparë një nervozim të znj. Musliu të cilën e kishte në afërsi.

Më pas, Musliu bërtet “po ti je rrugaq bre, rrugaq” dhe e merr një gote plastike uji për ta hedhur në drejtim të z. Peci. Dhe kjo hedhje doli fatkeqësisht e saktë.

Ajo e gjuan ministrin edhe me gotën e plastikës, dhe fakti që gota ishte e plastikës është pasojë e një fushate të nisur nga deputetja Pacolli me disa kolegë të saj. Nuk besohet që ajo ka paraparë edhe këtë incident kur ka ndërmarrë këtë veprim.

Periskopi nuk e di se për çka po bëhej fjalë në ato momente./Periskopi

Shpërndaje në: