Sulmi me vezë ndaj Hotit, Kusari drejton gishtin kah opozita

Sulmi me vezë ndaj Hotit, Kusari drejton gishtin kah opozita

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka reaguar pas gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Hoti.

Kusari ka shkruar se nëse opozitarizmi do të jetë gjuatja me vezë ajo do të jetë kopje e keqe qeverisjes së tjetërkujt.

“Nëse veprimi opozitar tash e tutje do të jetë gjuajtja me Vezë pozitën, sikur që u bë sot ndaj Zv/KM Avdullah Hotit, atëherë njejtë sikur edhe qeverisja juaj deri tash, do të jenë kopje e keqe e tjetër kujt”, ka shkruar Kusari.

Deputetja e VV-së ka thënë se tash që PAN-i ka dalë në opozitë të bëhen më kreativ.

“Tash ju që keni dalë në opozitë, keni pak më shumë kohë të mendoni dhe të jeni më kreativ në ofrim të alternativave. Andaj, leni vezët e mendoni pak më shumë çka i bën mirë demokracisë së vendit kur ju bëni opozitën e mirëfilltë.Si e bëni ju pushtetin e pamë, andaj i humbet zgjedhjet. Treteni mirë këtë realitet dhe kuptojeni se shumë gjatë do të mbeteni opozitë nëse krejt çfarë do të bëni është të gjuani me vezë”, ka shkruar deputetja e VV-së.

Shpërndaje në: