Sulmi ndaj Duriqit: Ja çka foli në debatin e mbrëmshëm

Sulmi ndaj Duriqit: Ja çka foli në debatin e mbrëmshëm

Gazetari Visar Duriqi është sulmuar mbrëmë pas kthimit për në banesë pas një debati në një televizion, ku u fol për arrestimin e 12 zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Duriqi në këtë debat tha se operacioni kishte filluar në dhjetor dhe se intervenimi i policisë ka qenë i pashmangshëm për shkak se ka ekzistuar mundësia që të zhduken provat.

“Operacioni ka nisë në fillim të dhjetorit, ka nis me ankesa që supozohet që janë të bëra nga viktimat, pra ka nis që disa muaj. Persona që dyshohen kanë mund ato prova t’i lëvizin në një vend tjetër, kështu që ndërhyrja ka qenë e pashmangshme për shkak se të dyshuarit mund t’i lëviznin paratë në një vend, ku policia do ta kishte të vështirë t’i gjente pastaj”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Tutje, Duriqi në këtë emision ka theksuar se mënyra se si shpërndahen subvencionet nga Ministria e Bujqësisë është e bërë gabimisht.

“Është bërë si model për me u keqpërdor sepse ato jepen prej një komisionin, por nëse të refuzohet ti prap duhet bërë ankesë te i njëjti komision. Mënyra se si është ndërtuar ka lënë hapësirë për keqpërdorime dhe mos-transparencë dhe ryshfet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për Vetingun në drejtësi si dhe për rastin e gylenistëve.

Ndërkohë, sulmin ndaj tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovë, ku ka thënë se në bazë të informacioneve të para, dyshohet se tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjithashtu nga Klinika Emergjente në QKUK për Periskopin, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të gazetari Visar Duriqi.

Kujtojmë që sulmet ndaj mediave e gazetarëve vazhdojnë të jenë një ndër problemet kryesore të shoqërisë kosovare./Periskopi/

 

Shpërndaje në: