Sulmi në lokalin ku rrinin LGBTI në Oslo, Kurti: Zemërthyer për të parë këtë masakër

Sulmi në lokalin ku rrinin LGBTI në Oslo, Kurti: Zemërthyer për të parë këtë masakër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Oslo të Norvegjisë, ku dy persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë u plagosen.

Kurti e ka konsideruar sulmin si “masakër” dhe ka thënë se Kosova qëndron me Norvegjinë.

“Zemërthyer për të parë masakrën në Oslo. Urimet tona më të mira për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionin social është një përgjegjësi që të gjithë e ndajmë – ne qëndrojmë me Norvegjinë” ka shkruar Kurti në Twitter.

Të shtënat u dëgjuan rreth orës 23:00 në tre lokacione në lokal “London Pub” i njohur si vendtakim për homoseksualët, pranë një klubi të xhazit “Herr Nilsen” dhe një tjetër lokali me ushqim që funksionon me shërbim “merr me vete”.

Një i dyshuar është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë.

Policia tha se është duke trajtuar rastin si një sulm terrorist.

Mediat norvegjeze raportojnë se tashmë është anuluar edhe parada vjetore e krenarisë, e cila ishte planifikuar të mbahej të shtunën.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Komandanti i KFOR-it përcjell stërvitjen e ushtrisë serbe

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, do të vizitojë Serbinë të premten për Ditën e Vizitorëve…

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka pranuar një dhuratë simbolike nga gjenerali turk i…

“Jemi të shqetësuar”- EULEX deklarohet pas ndalimit të zv.drejtorit të Policisë së Kosovës në Serbi

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, ende po mbahet në burg në Serbi. Shefi…

Ndalimi i qytetarëve dhe policëve nga Serbia: Hovenier e takon Gërvallën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me…

Katër skuadra të mëdha pas Edon Zhegroves

Paraqitjet e mira të Edon Zhegrovës këtë sezon, kanë bërë që shumë klube të mëdha…

Vendim nga Specialja: Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit i vazhdohet paraburgimi

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim që të vazhdojnë masën…

Nesër në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë i dedikohet kundërshtimit të dhunës gjinore

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka vendosur që të premten ora e parë…

Ministrja gjermane thotë se G7 duhet t’i “përgjigjet” sulmit të Iranit

Grupi i vendeve të industrializuara (G7) duhet patjetër t’i përgjigjet sulmit të Iranit kundër Izraelit,…