Sulmi në Tajlandë: Gjendet i vdekur i dyshuari, raportohet se ka vrarë veten dhe familjen e tij pas rastit

Sulmi në Tajlandë: Gjendet i vdekur i dyshuari, raportohet se ka vrarë veten dhe familjen e tij pas rastit

I dyshuari për sulmin në një qendër ditore në Tajlandë ku mbetën të vrarë të paktën 31 persona u gjet i vdekur.

Mediat raportojnë se i armatosuri njëherësh një ish-oficer ka qëlluar vetën, derisa thuhet se ai gjithashtu ka vrarë gruan dhe fëmijët.

Sipas raportimeve thuhet se në mesin e viktimave janë 23 fëmijë.

Policia tajlandeze më herët në faqen e saj në Facebook e kishte identifikuar autorin si një 34-vjeçar Panya Kamrab.

Të shtënat në masë janë të rralla në Tajlandë, ndonëse shkalla e posedimit të armëve është e lartë në krahasim me disa vende të tjera të rajonit dhe armët ilegale janë të zakonshme.

Shpërndaje në: