Sulmi në xhaminë e Afganistanit, raportohet të jetë vrarë imami e të jenë plagosur fëmijë

Sulmi në xhaminë e Afganistanit, raportohet të jetë vrarë imami e të jenë plagosur fëmijë

Një shpërthim i madh ka goditur një xhami në kryeqytetin afgan Kabul, ka thënë Policia afgane.

Shpërthimi mendohet të ketë ndodhur gjatë lutjeve të mbrëmjes, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Khalid Zadran, zëdhënësi i policisë së Talibanëve në Kabul, u citua nga mediat lokale të ketë thënë se kishte pasur një shpërthim në veriperëndim të qytetit.

Raportet thonë se imami i xhamisë Siddiqi ishte në mesin e të vdekurve.

Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit, i cili vjen një javë pasi një klerik i njohur pro-Taliban u vra në një shpërthim vetëvrasës me bombë, gjithashtu në Kabul. ISIS mori përgjegjësinë për sulmin e mëparshëm.

Forcat e sigurisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, në një lagje veriore të Kabulit, shtoi zëdhënësi.

OJQ-ja italiane “Emergjenca” – e cila operon në Kabul – tha se deri më tani janë regjistruar tre vdekje.

OJQ-ja gjithashtu postoi në Tëitter duke thënë se kishte marrë 27 persona të plagosur në shpërthim, përfshirë fëmijë. “Pesë fëmijë në mesin e tyre, duke përfshirë një shtatëvjeçar,” tha ai.

Një zyrtar i inteligjencës taliban i tha agjencisë së lajmeve Reuters se deri në 35 persona mund të jenë plagosur ose vrarë dhe numri mund të rritet më tej.

Dëshmitarët përshkruan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm që thyen xhamat e ndërtesave aty pranë.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi ndodhi në një xhami mes besimtarëve në zonën Khair Khana të Kabulit, raporton BBC, transmeton Express.

Ekipet e inteligjencës ishin në vendin e shpërthimit dhe hetimet janë duke vazhduar, shtuan ata.

Shpërndaje në: